Lista Serbe takon Lajçakun : Bëjeni Asociacionin, hiqni njësitë speciale nga veriu, pastaj kthehemi në institucione - NACIONALE

Lista Serbe takon Lajçakun : Bëjeni Asociacionin, hiqni njësitë speciale nga veriu, pastaj kthehemi në institucione

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lista Serbe është deklaruar për një numër gjërash pas takimin me ndërmjetësin sllovak në Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Rezultatin zgjedhor të prodhuar në katër komunat veriore të Kosovës, Lista Serbe tha se “nuk e njohim” dhe as vendimet e qeverisë kosovare për shpronësime të disa zonave kadastrale në Komunë të Leposaviqit. Gjithashtu, thanë ata përmes një komunikate për media, serbët nuk kthehen në institucione pa u themeluar Asociacioni i Komunave të banuara me shumicë serbe si dhe tërheqja e pranisë së njësive speciale nga veriu.

Në takim me Lajçakun, ia përçuam shqetësimet e qytetarëve nga shtypja e vazhdueshme që regjimi i Albin Kurti bën mbi serbët e Kosovës, e në veçanti në veri, dhe qëllimin e qartë zgjidhjet t’i bëjë përmes veprime të njëanshme në vend të dialogut të hapur dhe përmes dhunës institucionale dhe njësive speciale të armatosura deri në dhëmbë të cilët çdo ditë ngacmojnë qytetarët tanë, e madje edhe qëllojnë mbi to”, ka shkruar Lista Serbe në një komunikatë.

Lista Serbe thotë se rezultatin zgjedhor “nuk e njohim” dhe se “ato janë rezultat i një procesi jo legjitim, jo ligjor dhe jo demokratik”.

Ne ritheksuam vendimin e popullit serb për të lënë institucionet dhe për të mos marrë pjesë në kët zgjedhje të rreme, dhe se serbët në veri nuk do të kthehen në institucione deri në themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në pajtim me marrëveshjet e 2013’ës dhe 2015’ës si dhe tërheqja e njësive speciale nga veriu i Kosovës”, ka thënë Lista Serbe.

Lajçaku sot pas takimit me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dha një deklaratë që veç diplomatike nu kishte. Madje, interpretativisht, ajo u lexua edhe si shantazh ndaj Kosovës.

Mund të kemi ose normalizim, ose konfronim”, tha ai ndërsa për çështjen e Draft-Statutin për Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe i cili tejkalonte në plotni Kushtetutën e Kosovës la të nënkuptohet se është në pol negociues. Pra, tha ai, duhet të gjendet një “pikë e mesit” ndërmjet Draftit serb edhe “draft-Vizionit” të Kurtit të frymëzuar nga modeli kroat për pakicën serbe atje.

Kjo, që ky Draft serb të shërbejë si pikënisje, ka zgjuar reagimin e tërë partisë në pushtet, ku madje Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se nëse diçka përtej Kushtetutës së Kosovës kërkohet si “pikënisje” për negociata atëherë Kosova s’ka fare çka të kërkojë në atë Dialog./Nacionale/.

Lajme të ngjashme