Lista Serbe takohen me Vuçeviqin: Na tha se Kosova është pjesë e Serbisë
Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë qëndruar sot për jë vizitë në Beograd ku janë pritur nga kryeministri i Serbisë, Milos Vuçeviq.
Përmes një postimi në Facebook nga Lista Serbe, bëhet e ditur se në këtë takim ka marrë pjesë edhe drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkoviq.
Ndër të tjera, në njoftim thuhet se në diskutimin që kanë pasur me kryeministrin serb, Vuçeviq iu ka thënë qartazi që “Kosova është pjesë integrale e Serbisë” dhe se do të bëjë gjithçka “për të ndihmuar mbijetesën e popullit serb me përkrahjen e presidentit Aleksander Vuçiq”.
“Në takim u diskutua për pozitën e popullit serb në Kosovë dhe për hapat e nevojshëm për të ndihmuar edhe më tej popullin tonë që të mbijetojë dhe të qëndrojë në këto zona, përkundër terrorit të regjimit në Prishtinë. Kryeministri z. Vuçevic në takim theksoi qartë se Kosova është pjesë integrale e Republikës së Serbisë dhe se do të bëjë gjithçka për të ndihmuar mbijetesën e popullit serb me mbështetjen e Presidentit të Republikës të Serbisë Aleksandar Vuçiq.” – thuhet në njoftimin e Listës Serbe.