Kërcënon Lista Serbe: Nëse Kurti tenton me dhunë heqjen e barikadave, e pret përgjigja e merituar e popullit serb
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla sot me anë të një postimi ka bërë të ditur se ka darkuar me policët e Kosovës në Bërnjak, nga ku ka dërguar mesazh se institucionet e Kosovës kanë të gjitha kapacitetet për të hequr barrikadat që kanë hyrë sot në ditën e tetë, por edhe se po e vlerësojnë situatën në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.
Kësaj i është përgjigjur ashpër Lista Serbe, duke i thënë se nuk është i mirëpritur aty, e se nëse vendosë të i heqë barikadat me dhunë do ta marë përgjigjjen e popullit serb, shkruan Kossev.
“Theksojmë se populli serb është i përkushtuar për paqen në këto zona dhe deklaratat e Sveçla se është i gatshëm të vazhdojë të përdorë dhunën dhe të heq barrikadat me dhunë janë në favor të përkeqësimit të mëtejshëm të situatës
“Ne do të bëjmë gjithçka që ta ruajmë paqen dhe popullin tonë nga sulmi nga Prishtina, por nëse njësitë e Kurtit tentojnë të përdorin dhunën për të hequr barrikadat, do të marrin përgjigjen e popullit serb që e meritojnë”, thuhet në Listën Serbe. thuhet në parti.
Lista Serbe po i thotë sot se ai “e di shumë mirë se nuk ka ardhur në komunat serbe” në veri të Kosovës dhe as se “ka çfarë të kërkojë në rajonet tona”. Kossev.