Lista Serbe konteston në Kushtetuese vendimin e Supremes për ulësen e Nenad Rashiqit
Lista Serbe ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të Gjykatës Supreme për ulësen e dhjetë të garantuar për komunitetin serb.
Në zgjedhjet e 7 qershorit, Lista Serbe fitoi nëntë ulëse, ndërsa të dhjetën e fitoi partia ZSPO e Nenad Rashiqit.
Lista Serbe pretendon se Rashiq mori vota jashtë zonave me shumicë serbe dhe kërkon anulimin e tyre.
Gjykata Supreme e refuzoi kërkesën, duke vlerësuar se nuk u paraqitën prova që dëshmojnë manipulim të votave.