Lista Serbe e sulmon Rada Trajkoviqin për deklarimet e saj për Vuçiqin e Radoiçiqin - NACIONALE

Lista Serbe e sulmon Rada Trajkoviqin për deklarimet e saj për Vuçiqin e Radoiçiqin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lista Serbe ka reaguar ndaj politikanës serbe, Rada Trajokoviq, për deklaratat e saj ndaj Milan Radoiçiqit.

Lista Serbe në reagimin e saj ka thënë se në kohën më të vështirë të popullit serb, veç Rada Trajkoviqi zgjodhi që të bëhet me kryeministrin, Albin Kurti.

Më tej, në reagim thuhet se serbët e Kosovës kanë besim ndaj presidentit, Vuçiq dhe ndaj Radoiçiqit.

Tutje, Lista Serbe e ka akuzuar Trajkoviqi për situatën në veri.

Sidoqoftë, është mirë që Rent-a-Rada më në fund kujtoi se është e turpshme, e paligjshme dhe e papranueshme që regjimi i Kurtit të shtypë serbët, por lind pyetja pse ajo është ende pjesë e atij regjimi. A është një rrogë e mjerë më e rëndësishme se populli, nderi dhe imazhi i vet? A mjafton rroga nga Albin Kurti për të harruar lotët e nënave serbe, djemtë e të cilëve u rrahën nga forcat speciale të Kurtit? Nëse marrim parasysh se çfarë po ndodh me serbët në Kosovë, veçanërisht në veri, pasi Rada Trajkoviq ka qenë këshilltare e Albin Kurtit, lind pyetja nëse ai e ka ideuar vetë planin për të persekutuar serbët, apo këshilltarja Rada Trajkoviq ka ndihmuar me këshillat e saj” – thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre.

Lajme të ngjashme