Lista Serbe do të ankohet në PZAP, pasi nuk u certifikua për zgjedhje - NACIONALE

Lista Serbe do të ankohet në PZAP, pasi nuk u certifikua për zgjedhje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lista Serbe ka deklaruar se do të parashtrojë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Kjo pasi nuk u certifikua për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 në Kosovë.

“Për këtë arsye gjatë ditës do të parashtrojmë ankesë në Panelin Zgjedhor dhe nga ta presim vendim të qartë i cili do ta hedh poshtë këtë vendim të pakuptimtë dhe anti-serb të Kurtit”- tha kryetari i kësaj partie Zllatan Ellek.

“Kjo është shkelje institucionale dhe ligjore ndaj popullit serb sepse Kurti nuk dëshiron t’i shohë përfaqësuesit e Listës Serbe në parlamentin e Kosovës, por dëshiron që serbët t’i binden në parlament, sikur të ashtuquajturit ministra”- shtoi ai.

Lajme të ngjashme