Lirohet hapësira tek Tregu i Gjelbër
Drejtoria e Inspekcionit ka ndërmarrë një aksion në mëngjesin e sotëm, ku i ka larguar të gjithë shitësit në afërsi të Tregut të Gjelbër, në kryeqytet.
Pas largimit të tyre, është bërë edhe pastrimi i këtyre hapësirave.
“Drejtoria e Inspekcionit - Komuna e Prishtinës ka larguar të gjithë shitësit nga rrugët në afërsi të Tregut të gjelbër dhe njëkohësisht ka organizuar pastrimin e këtyre rrugëve nga mbeturinat e shumta të grumbulluara aty ndër vite.
Falemderojmë të gjithë shitësit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë këtij aksioni i cili ka për qëllim transformimin e Prishtinës!”, thuhet në njoftimin e drejtorisë së Inspekcionit.
