Lirohen aktivistët e PSD-së - NACIONALE

Lirohen aktivistët e PSD-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivistët e Partisë Socialdemokrate (PSD) që u arrestuan gjatë një aksioni simbolik në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës janë liruar.

Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarët e PSD-së.

Aktivistët e arrestuar ishin Teutë Rrusta, Nol Nushi, Gëzon Kastrati, Zgjim Hyseni, Natyra Kuçi, Behar Retkoceri, Lisjan Perolli, Eliot Hashimi, Frashër Krasniqi.

Ata, së bashku me aktivistë të tjerë, bënë një aksion simbolik brenda bibliotekës, duke vendosur një librezë imituese në emër të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Lajme të ngjashme