‘Liria ka Emër’, nuk e përjashton protestën, si formë kundërshtimi ndaj punës së Gjykatës Speciale
Protestë kundër Gjykatës Speciale, dhe mënyrës se si kjo gjykatë po i trjaton të paraburgosurit, po paralajmërojnë nga ‘Liria ka Emër’. Në Klan Kosova, në emisionin DPT te Fidani, Ismail Tasholli, është shprehur i preukupuar nga puna e Gjykatës Speciale, përçka ka paralajmëruar protesta.
“Nuk ka formë tjetër, në këtë mbyllje hermetike ku madje as institucionet tona nuk e kanë qasjen e nevojshme dhe të mjaftueshme, e vetmja fortë e shtrimit të presionit është ai moral dhe është ai i organizimit qytetar, sepse qytetaria gjithmonë në preokupimin e saj nëse nuk merr përgjigje, atëherë mendon edhe forma tjera se si t’i nxjerrë ato përgjigje, një ndër ato forma është edhe një lloj proteste në të ardhmen, nëse veç e konkretizojmë dhe e lokalizojmë datën dhe ditën dhe rrethanat natyrisht”, - tha ai.
Ndryshe, protesta e kaluar nga Liria ka Emër kishte mbledhur njerëz nga krejt Kosova, dhe ishte njëra nga protestat më të mëdha të organizuar në vend.