“Liria është meritë e juaja” – Fëmijët e Prishtinës iu dërgojnë letra e vizatime krerëve të UÇK-së në Hagë
Nxënësit e Prishtinës kanë shkruar disa letra e kanë hartuar disa vizatime, që ndërlidhen me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ato do t’iu dërgohen krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë. Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati.
“Mrekullive të botës duhet ti shtohet edhe lufta çlirimtare e UÇK-së” shkruan Leka nga shkolla Naim Frashëri.
“Unë ende kam besim te njerëzimi sepse ende kam besim tek ju. Na keni treguar herë pas here se ne mund t’ju besojmë. Andaj, ju jeni heronjtë tanë!” thotë Erza, e cila ka lindur në vitin që është shpallë Pavarësia.
“Ndoshta sot je me thinja, por ne do të kujtojmë gjithmonë për zgjuarsinë, trimërinë dhe sakrificën që e ke bërë për fëmijët e Kosovës” thotë letra tjetër.
Letrat:




