Lipjan: Gjendet i vdekur në vendin e punës një shtetas i Shqipërisë - NACIONALE

Lipjan: Gjendet i vdekur në vendin e punës një shtetas i Shqipërisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë shtetas i Shqipërisë është gjetur i vdekur në vendin e tij të punës në Lipjan.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, “në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”.

Rasti është inicuar si “hetim i vdekjes”.

Raporti i plotë:

HETIM I VDEKJES

Lipjan 15.08.2023-16:45. Raportohet se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete në ambientin e punës. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

Lajme të ngjashme