Limani: Në punën e Zajednicës shoh shumë analogji me vendimin për Specialen
Gazetari Mufail Limani sheh shumë analogji në mes të angazhimit për themelimin e Zajednicës dhe vendimit për formimin e Gjykatës Speciale.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se sikur për Specialen edhe për Asociacionin po thuhet se do të bëhet me vullnetin ose jo të Kosovës.
Sipas tij, dallimi i vetëm është se Specialja u bë në një vend tjetër të botës, kurse Zajednica do të jetë në Kosovë.
“Për vete, në punën e Zajednicës shoh shumë analogji me vendimin për Specialen. A nuk u sugjerua tashmë se Zajednica do të behët patjetër, me ose pa vullnetin tonë? Besoj së në vazhdim sugjerimet e njohura për apokalipsin që troket në derë vetëm sa do vijnë e të shtohen! Por, ka një dallim! Haga u nënshkrua dhe u bë, por është vërtetë në fund të botës. Zajednica do të jetë këtu!”, ka shkruar Limani.