Limajn e pyesin se për çka do të mbahet mend: “Qysh more për çka, ta kam nxjerrë Kosovën prej lloçit” - NACIONALE

Limajn e pyesin se për çka do të mbahet mend: “Qysh more për çka, ta kam nxjerrë Kosovën prej lloçit”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se do të mbahet mend si politikani që ka ndërtuar autostrada e ka përfunduar projekte “të paimagjinueshme” për vendin.

Limaj në Politiko, ka thënë se e ka “nxjerrë Kosovën prej lloçit”, duke pyetur fillimisht “qysh more për çka”.

“Qysh more për çka? Paj, ta kam nxjerrë Kosovën prej lloçit, t’i kam ndërtu autostradat, projekte madhore të paimagjinueshme në këtë vend, revulucion infrastrukturor e zhvillimor të këtij vendi”, ka thënë ai.

Limaj tha se Qeveria aktuale e vendit, që udhëhiqet nga Albin Kurti, e ka vetëm një shef dhe kontabilist.

“Rënia e partisë në pushtet është normale. Problemi është që për një vit e gjysmë Kosova nuk është u qeveriusur, por duke u administruar. S’ka ide, s’ka plan edhe e kryen një punë administrative qaty sa mos me i mshlelë zyret. Një qeverisje që e ka një shef dhe një kontabilist. Kryeministri u kthye në një administrator, dhe ministrin e Financave e ka kthyer në një kontabilist, e ka qitë qaty me i mbledhë paret edhe i shpërndajnë qaty çdo gjashtë muaj”, tha Limaj

Lajme të ngjashme