Limaj: Zotimet tona janë siguri për të ardhmen, sepse e kaluara jonë është veçVEPRA - NACIONALE

Limaj: Zotimet tona janë siguri për të ardhmen, sepse e kaluara jonë është veçVEPRA

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të degës së kësaj partie në Drenas, ku u diskutuan objektivat dhe prioritetet e partisë për të ardhmen e Kosovës.

Në këtë takim, Limaj theksoi angazhimin e fortë të Drenasit në përkrahje të kësaj partie. Ai vuri në pah rëndësinë e zotimeve kryesore të partisë, të cilat përfshijnë pavarësinë energjetike, rivitalizimin e ndërmarrjeve publike, anëtarësimin në NATO, si dhe avancimin e sektorëve kyç si shëndetësia, arsimi dhe bujqësia.

"Në kohën kur Kosova po ballafaqohet me krizë ekonomike, mungesë sigurie dhe sanksione ndërkombëtare, lista jonë për Kosovën fituese, e cila është veçVEPRA, ka ofertën më të mirë për realizimin e objektivave shtetërore, si dhe faktorizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare." - shkroi ai mes tjerash.

Lajme të ngjashme