Limaj viziton babain e ish-presidentit Thaçi: Përherë te baca Haxhi dhe djemtë e tij shohim krenari - NACIONALE

Limaj viziton babain e ish-presidentit Thaçi: Përherë te baca Haxhi dhe djemtë e tij shohim krenari

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vizituar babin e ish-presidenti të Kosovës, Hashim, Thaçi, i cili gjendet në paraburgim në Hagë.

I pri i Nismës, ka deklaruar se përherë te babai i presidentit dhe djemtë e tij ka parë krenari dhe burrni.

Me bashkëpunëtorë ishim në vizitë në familjen e presidentit Hashim Thaçi, ku si gjithmonë baca Haxhi na priti me gëzim e zemrën plotë me dashamirësi e ngrohtësi prindërore. Përherë te baca Haxhi e djemtë e tij shohim krenari e burrni. Ky prind luftëtari e di më mirë se kush do, se ajo që po ndodh në Hagë vazhdon të jetë çmim i lirisë që po paguhet me mungesën e sakrificën që po e paguajnë presidenti me bashkëluftëtarët tanë. Prandaj, prindërit, fëmijët dhe familjet e tyre janë të fortë, kokëlartë e krenarë për ata që e udhëhoqën Kosovën drejt lirisë dhe pavarësisë. Krenar me UÇK-në dhe luftën saj të drejt, të pastër e të lavdishme”, ka shkruar ai.

Më poshtë mund të gjeni postimin e plotë:

Lajme të ngjashme