Limaj takohet me mërgatën në Zvicër: Morëm përkrahje për sfidat që e presin vendin - NACIONALE

Limaj takohet me mërgatën në Zvicër: Morëm përkrahje për sfidat që e presin vendin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka njoftuar se është takuar me bashkë atdhetaret në Zvicër.

Limaj ka njoftuar se së bashku me bashkatdhetar kanë kujtuar të kuluaren.

Patëm rastin të kujtojmë të kaluarën e përbashkët të aktivitetit ilegal, të diskutojmë për të tashmen e brishtë të Kosovës dhe të planifikojmë veprimet tona të së ardhmes, ku u pajtuam se më shumë se kurrë Kosova ka nevojë për përfaqësues të dëshmuar në zgjedhjet e 9 Shkurtit.” – ka shkruar Limaj.

Ai tutje ka thënë se nga bashkatdhetarët kanë marrë mbështetjen e plotë për sfidat që na presin, duke shtuar se janë zotuar se NISMA në Parlament gjithmonë do të jetë zë i fortë për diasporën tonë.

Lajme të ngjashme