Limaj shpreh vullnetin për bashkëpunim me PDK-në për zgjedhjet e 7 qershorit - NACIONALE

Limaj shpreh vullnetin për bashkëpunim me PDK-në për zgjedhjet e 7 qershorit

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate, ka shprehur vullnetin për bashkëpunim dhe krijimin e një liste të përbashkët për zgjedhjet e 7 qershorit me Partinë Demokratike të Kosovës.

Në emisionin Debat Plus, Limaj u shpreh se ky vullnet ka qenë prezent edhe gjatë zgjedhjeve të dhjetorit dhe vazhdon të mbetet i tillë edhe tani.

Ai tha se synimi i një bashkëpunimi të tillë është ndryshimi i qeverisjes dhe ndërtimi i një alternative politike që, sipas tij, do ta nxirrte vendin nga situata aktuale.

“Ka qenë vullnet edhe në zgjedhjet e dhjetorit, është një vullnet edhe sot. Edhe vendim i dhjetorit i strukturave, është edhe sot. Që vullnet nuk ka mungon. Jemi të interesuar që të ndërtojmë një listë të përbashkët, për atë që folëm më herët për ndryshimin e qeverisjes. Sot është luks me u marrë me njeri tjetrin, kur po themi që Kosova është në rrugën e keqe. Nëse është Kosova në rrugën e keqe, të gjithë që po besoj që është në rrugën e keqe, është koha të bashkohemi. Të maksimalizojmë vullnet a tyre që besojmë si ne. Dhe të mos lejomë m u bë më keq Kosova”, ka deklaruar Limaj.

Lajme të ngjashme