Limaj: Pushtetarët nuk janë të vetëdijshëm në çfarë rreziqe munden me futë vendin - NACIONALE

Limaj: Pushtetarët nuk janë të vetëdijshëm në çfarë rreziqe munden me futë vendin

3 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se e kabineti qeveritar nuk e kupton se çfarë ka kundër.

Sipas Limajt, udhëheqësit e ekzkutivit nuk po e kuptojnë me çka po ballafaqohen e që nuk kanë ide se ku mund të fusin vendin.

“Ajo çka unë po e shoh, po shoh një qasje totalisht periferike, të pakuptueshme. Djem që s’janë kah e kuptojnë esencën e problemit, që s’janë kah e kuptojnë çka munden me u ballafaqu. Djem që nuk e kuptojnë deri ku mund e fusin vendin. Nuk janë të vetëdijshëm në çfarë rreziqe munden me fut vendin. Me sjellje ad-hoc, të pasygjeruara mirë. Mos harroni, nuk është patriotizëm me muskuj e demonstrim force në territorin tonë”, tha Limaj.