Limaj pyetet për bashkëpunim me LDK-në, e lëvdon Abdixhikun: Mendoj se mund të ofrojë alternativë të re - NACIONALE

Limaj pyetet për bashkëpunim me LDK-në, e lëvdon Abdixhikun: Mendoj se mund të ofrojë alternativë të re

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë për homologun e tij nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku, se ka kapacitet t’i ofrojë vendit alternativë të re.

“Zotëri Abdixhiku si personalitet, dhe si kuadër, dhe këtë që ka vepruar tash e sa kohë, mendoj që ka kapacitete me ia ofru Kosovës një alternativë të re”, ka thënë Limaj në Rubikon të Klan Kosovës.

“Ai dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, si parti, me gjithë atë ekip që e ka, dhe traditën që e ka prapa, dhe bashkëpunimin që e kemi pasë në situate të ndryshme, në mënyrë të veçantë, ju e dini që kom pasë një bashkëpunim të veçantë me z. Mustafa”, tha ai.

Lajme të ngjashme