Limaj: Plani franko-gjerman nuk i ofron asgjë Kosovës
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, po deklaron se plani franko- gjerman nuk i ofron asgjë Kosovës dhe se sipas tij nuk i merr asgjë Serbisë.
Limaj në Debat Plus tha se nëse pranohet një plan i tillë do të krijonte më shumë efekte negative se pozitive.
“E kuptoj Albin Kurtin apo këtë Qeveri, për atë e kam problemin me këtë opozitë shumë lehtë e kapërcejnë. Së pari plani evropian, Kosovës nuk i ofron asgjë, Serbisë nuk i merr asgjë, e shtyn krizën për 10-20 vjet dhe nuk garantohet se çfarë do të ndodhë. Është rrezik i madh për vendin. Jam për me shku me dialogu, por në këtë situatë, nëse merret për të mirëqenë është pozicion i rëndë për Kosovën”, ka thënë ai.
Sipas tij Qeveria ka bërë veprime popullsite e që sipas tij tash po i kushtojnë Kosovës.
“Duhet me pa se si erdhëm deri këtu në këto dy vitet e fundit. Jemi mundu me i tregu qeverisë që të mos i ndalë referendumet, mos i ndal zgjedhjet, kanë qenë popullsitë, lëre çështjen e targave. Për çfarë duhet të shkosh të bësh aksione për targa nëse e ke marrëveshjen e gjithpërfshirshme”, ka thënë ai.