Limaj: Lajm i keq që po shkojmë në zgjedhje me një vit të humbur - NACIONALE

Limaj: Lajm i keq që po shkojmë në zgjedhje me një vit të humbur

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, tha se është lajm i keq shpërndarja e Parlamentit dhe që vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja me një vit të humbur.

Presidentja tashmë e ka shpërndarë parlamentin. Po përfundon ky cikël nëntë mujor.

Është lajm i keq për Kosovën. Kosova për nëntë muaj dëshmoi që nuk ka kapacitet për të ndërtuar marrëveshje, për të bashkëbiseduar e për t’i dhënë vendit institucione.

Kjo që ka ndodh sot me shpërndarjen e parlamentit, tregon paaftësi, panjohuri si ndërtohet shteti dhe institucionet”, tha Limaj.

“Kjo që ka ndodhur ne e dimë. Vetë mandatimi i dytë ka qenë me i zhagit datën e zgjedhjeve. Data më e mirë, edhe e imponuar është data 21 dhjetor”, tha ai.

Lajme të ngjashme