Limaj: Kosova prej 20 vitesh gjendet nën një “luftë speciale” kundër arritjeve të saj - NACIONALE

Limaj: Kosova prej 20 vitesh gjendet nën një “luftë speciale” kundër arritjeve të saj

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjatë paraqitjes në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, paralajmëroi se Kosova po përballet me atë që ai e cilësoi si një “luftë speciale” që, sipas tij, ka për synim minimin e arritjeve thelbësore të shtetit.

Limaj tha se kjo formë e “luftës” nuk është e re, por një proces i vazhdueshëm që zgjat prej më shumë se dy dekadash, duke synuar cenimin e themeleve të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Ai shtoi se kjo “luftë speciale” ka prodhuar pasoja të dukshme në jetën politike të vendit.

“Kosova ka qenë ekspozuar tash e 15/20 vite në një luftë speciale, vendi jonë ka qenë i ekspozuar dhe i atakuar nga kjo luftë speciale, për të atakuar e prekur të arriturat e vendit tonë, siç ka qenë liria, procesi i ndërtimit të pavarësisë, dhe kontestimi i pavarësisë dhe kundërshtarët e lirisë dhe pavarësisë, as nuk kanë heshtur e as nuk heshtin.

Një luftë speciale që ka arritur disa objektiva, ka arritur me ndërru dhunshëm skenën politike në Kosovë, nuk është e dhunshme me marrë pushtetin pa votë, por kur ta krijon narracion shpifës”, tha Limaj.

Lajme të ngjashme