Limaj i dha përkrahje për protestën, Molliqaj: Kurti duhet të dorëhiqet - NACIONALE

Limaj i dha përkrahje për protestën, Molliqaj: Kurti duhet të dorëhiqet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pasi kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, i doli në përkrahje protestës së 25 marsit.

Molliqaj ka kërkuar sërish dorëheqjen e kryeministrit Kurti.

POSTIMI:

E falënderoj NISMA-n Socialdemokrate dhe z.Limaj për mbështetjen që i japin protestës së 25 marsit. Bashkëpunimi opozitar është i vlefshëm dhe i nevojshëm.

Marrëveshja është jashtëzakonisht e dëmshme. Ky kryeministër nuk ka legjitimitet, prandaj duhet të dorëhiqet. Prandaj të shtunën, ora 14:00, sheshi "Zahir Pajaziti", protestojmë.

Dorëheqje!

Lajme të ngjashme