Limaj hap fushatën me sloganin “Përjetë Kosova”: Po e shihni se çka do të thotë të merret Kosova si lodër - NACIONALE

Limaj hap fushatën me sloganin “Përjetë Kosova”: Po e shihni se çka do të thotë të merret Kosova si lodër

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjatë hapjes së fushatës elektorale për zgjedhjet lokale 2025, kritikoi ashpër pushtetin aktual duke e akuzuar se po e trajton Kosovën si “lodër politike” që përdoret vetëm kur u nevojitet për interesa të ngushta.

“Ata që duan të jenë në kryetituj futën në konflikte përmes ndonjë akuze, përmes ndonjë shpifje, apo mashtrimi apo ndonjë fjale ‘palidhje’. Por, ato harrohen, sikur çdokund tjetër edhe në politikë mbahen mend veprat, projektet e mëdha, idetë. Në politikë është ideja dhe shkon pas saj për ta ndërtuar atë ide dhe kthyer qytetarit. Politika nuk është në shërbim të politikanit. Politikani dhe politika është në shërbim të qytetarit. Dhe ne dallojmë shumë prej të tjerëve…Keni parë ndryshim qëndrimesh, keni parë edhe atë që s’keni besuar, keni parë votë që s’iu ka shkuar mendja se do të votohet…Çdo gjë keni parë e shumë gjëra do të shihni. Ju po e shihni se çka do të thotë të merret Kosova si lodër e me dashtë Kosovën kur të jesh në pushtet. Kosova duhet në çdo rrethane pa kushte”, tha Limaj, raporton Kosova Press..

Lajme të ngjashme