Limaj: Dimal Basha u përzgjodh bashkë-autor në shkrimin anti-UÇK për të forcuar argumentin anti-shqiptar, e jo për i mençëm - NACIONALE

Limaj: Dimal Basha u përzgjodh bashkë-autor në shkrimin anti-UÇK për të forcuar argumentin anti-shqiptar, e jo për i mençëm

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj,në intervistë në emisionin "Pressing" të televizionit, ku ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe përfshirjen e tij në një punim shkencor anti-UÇK.

Limaj ka vlerësuar se edhe pse zgjedhja e Bashës si kryeparlamenter mund të konsiderohet si "turp për Kosovën" në nivel të brendshëm, në arenën ndërkombëtare ai do të përfaqësojë vendin.

Duke iu referuar punimit shkencor ku Basha figuron si bashkë-autor, Limaj ka pretenduar se ai nuk është përfshirë rastësisht në këtë studim.

"Pse është marrë Dimali në atë punim, jo që e kanë marrë për të meçëm, në këso rastesh kurrë nuk të kqyrin sa i kualifikun je. E kanë marrë me forcu argumentin ajo zonja që një shqiptar është bashkë-autor" – ka deklaruar Limaj.

Kryetari i NISMA-s ka vazhduar me kritikat ndaj autorit kryesor të punimit, duke theksuar se qëndrimet e saj janë anti-shqiptare.

"Kush e lexu ajo zonja krejt angazhimin e ka anti-shqiptar, nuk mundesh me u ulë me të pa e njohur" – ka thënë Limaj.

Lajme të ngjashme