Ligji për Paga ka shtuar pakënaqësitë te infermierët, Gori: Me këtë ligj janë ndaluar shtesat për shujta
Ligji për Paga ka shtuar pakënaqësi të mëdha te infermierët, pasi me pagat aktuale është e pamundur ta kalojnë muajin, tha
Kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës (OIK), Nexhmije Gori, ka bërë me dije se Ligji për Paga ka shtuar pakënaqësitë te infermierët.
Ajo ka vlerësuar se këto pakënaqësi çdo ditë e më shumë po rriten.
Sipas saj, me ligjin e ri infermierëve u janë ndaluar edhe shtesat për shujta.
“Pakënaqësia te infermieret çdo ditë e më shumë po shtohet. Me ligjin e ri të pagave kanë dal në pah shumë pakënaqësi, njëra ndër to ka qenë edhe kjo e cila me kontratën kolektive ata është paguar edhe shujta, ndërsa tani është hequr. Tash para viti të ri janë pagur të gjithë mjekët të cilët nuk punojnë në sektorin privat dhe infermieret as një nga ta nuk e ka marr të paktën as një motivim qoftë ajo mjete financiare apo çka do qoftë, sikur këta infermierë nuk janë pjesë e sistemit shëndetësor”, ka thënë ajo për EO.
Gjithashtu, ajo ka treguar se kjo shtresë nuk punon në sektorin privat.
“Kjo ka bërë që ankesat edhe pakënaqësitë e tyre të shtohen edhe më shumë. Shumica e infermiereve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor nuk punojnë në sektore private dhe ajo nuk është marrë parasysh”, ka deklaruar Gori.