Ligji për Kryeqytetin, Rama thotë se është “kyçe” që Prishtina të ketë Policinë e saj - NACIONALE

Ligji për Kryeqytetin, Rama thotë se është “kyçe” që Prishtina të ketë Policinë e saj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar implementimin “sa më parë” të Ligjit për Kryeqytetin duke e veçuar nevojën që të ketë Polici të Kryeqytetit.

Në një intervistë me Ekonomia Online, Rama u shpreh se duke qenë përqendrimi i policisë veriu i vendit “Prishtina po mbetet në rend të dytë”.

Ligji për kryeqytetin tashmë ekziston. Këtij ligji normalisht i duhen disa amendamente, mirëpo pika kyçe që mendoj që duhet ta shtyjmë përpara sa më shpejtë është me që ta kemi edhe Policinë e Kryeqytetit. Policia e Kryeqytetit është më se e nevojshme dhe na duhet neve për sundimin e ligjit edhe në relacion me trafikun, në relacion me ndërtimet, në relacion me të gjitha gjërat jo ligjore apo jo legale që ndodhin në hapësirat e kryeqytetit, në mënyrë që ta lëmë të lirë Policinë e Kosovës që të merret me gjëra të tjera madhore, si për shembull, e patëm problemin me terroristë në pjesën e veriut të Mitrovicës dhe ku normal që fokusi është atje dhe Prishtina mbetet dytësore”.

Në momentin kur ne e kemi Policinë e Kryeqytetit, atëherë kjo polici do jetë gjithë kohën 24h vetëm për kryeqytet pra do punonte vetëm për kryeqytet edhe po them është e mirë edhe për kryeqytetin edhe për qytetarë por është e mirë edhe për Policinë e Kosovës po them edhe për Ministrinë e Mbrojtjes pra është mëse e nevojshme edhe duhet ta shtyjmë përpara dhe ta kemi këtë polici të kryeqytetit”, u shpreh Rama.

Lajme të ngjashme