Ligji për çmimet e barnave, Zemaj: Ka ndikim mafia farmaceutike - NACIONALE

Ligji për çmimet e barnave, Zemaj: Ka ndikim mafia farmaceutike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për ligjin për çmimin e barnave.

Gjatë raportimit të ministrit Vitia në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ai ka folur për ndikimin e mafisë farmaceutike në mosmiratimin e këtij ligji.

“Ligji për çmimet e barnave, ka ndikim nga mafia farmaceutike. E kemi përkrahur anulimin e listës. Por sot akoma ligji nuk është në fuqi. Është rritur buxheti për barna, por pse ka mungesë më të madhe të barnave sepse blerja e tyre është 400 % më e shtrenjtë. Këto janë evidente”, ka deklaruar Zemaj, raporton EO.

Lajme të ngjashme