Lidhja e Historianëve të Deçanit kërkojnë dorëheqjen e Kurtit pas vendimit për Manastirin - NACIONALE

Lidhja e Historianëve të Deçanit kërkojnë dorëheqjen e Kurtit pas vendimit për Manastirin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lidhja e Historianëve të Kosovës "Ali Hadri", dega në Deçan, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas vendimit të tij për Manastirin e Deçanit.

Në një deklaratë për opinionin publik të postuar në faqen e tyre në Facebook, historianët kanë vlerësuar se vendimi i Kurtit është një sulm i madh juridik kundër rendit kushtetues të Kosovës.

"Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, pas analizës se bere me rastin e zbatimit të akt gjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës sa i takon pronave të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, prona këto që i janë bartur Manastirit të Deçanit me një urdhër ekzekutiv të kryeministrit të Kosovës z.Albin Kurti dhe zbatimit të tij nga ana e Agjencisë Kadatsrale të Kosovës e drejtuar nga z.Avni Ahmeti, është sulmi me i madh juridik që i është bere rendit kushtetues të Republikës së Kosovës pas shpalljes së pavarësisë dhe hyrjes në fuqi të Kushtetutës së shtetit tonë në vitin 2008." - thuhet në reagim.

Lajme të ngjashme