Lidhja e Bizneseve të Kosovës dhe komuna e Rahovecit nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim - NACIONALE

Lidhja e Bizneseve të Kosovës dhe komuna e Rahovecit nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sot, në Rahovec, Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, zBesart Dreshaj dhe Kryetari i Komunës së Rahovecit , Smajl Latifi, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit.

Kështu ka njoftuar Lidhja e Bizneseve të Kosovës.

Njoftimi

Sot, në Rahovec, Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, z. Besart Dreshaj dhe Kryetari i Komunës së Rahovecit , z. Smajl Latifi, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit institucional dhe krijimit të një marrëdhënieje formale mes dy institucioneve. Lidhja e Bizneseve të Kosovës gjatë këtij takimi u përfaqësua nga Besart Dreshaj– Kryetar, Hashim Deshishku dhe Adem Gecaj- kompania Stone Castle Memorandumi synon krijimin e një platforme për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe konkret mes Komunës dhe komunitetit të biznesit, me fokus të veçantë në promovimin e prodhimeve vendore dhe turizmit, lehtësimin e procedurave administrative për bizneset, dhe përmirësimin e mjedisit të përgjithshëm biznesor në Rahovec. Objektivat kryesore të bashkëpunimit përfshijnë: - Promovimin e prodhimeve dhe shërbimeve vendore; - Lehtësimin e procedurave administrative për bizneset dhe përmirësimin e klimës së investimeve; - Avokimin e përbashkët për nisma ligjore që adresojnë sfidat e komunitetit të biznesit; - Promovimin e transparencës në proceset vendimmarrëse komunale; - Koordinimin në zhvillimin e politikave që stimulojnë rritjen ekonomike dhe tërheqjen e investimeve; - Angazhimin e bizneseve në adresimin dhe shqyrtimin e sfidave administrative dhe ligjore. Kryetari Latifi dhe kryetari Dreshaj theksuan rëndësinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi të përhershëm, duke shprehur përkushtimin e tyre për bashkërendimin e aktiviteteve në fushën e zhvillimit ekonomik të komunës, në të mirë të qytetarëve dhe komunitetit të biznesit. Ky Memorandum shënon një fillim të ri në angazhimet e përbashkëta për përmirësimin e mjedisit ekonomik dhe përkrahjen e bizneseve në Rahovecit.

Lajme të ngjashme