Liderët institucionalë bëjnë homazhe pranë Obeliskut të UÇK-së në Kazermën “Adem Jashari
Pas seancës solemne të Kuvendit të Kosovës, institucionet kanë vazhduar aktivitetet për shënimit të 26-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Tashmë ka filluar ceremonia qendrore në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamenatri Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti dhe Rifat Jashari kanë bërë homazhe pranë Obeliskut të UÇK-së në Kazermën “Adem Jashari”.
Më pas, për nder të Epopesë, janë dëgjuar edhe të shtëna nga garda ceremonial e FSK-së.