Liderët e Luginës së Preshevës priten në DASh nga Escobar - NACIONALE

Liderët e Luginës së Preshevës priten në DASh nga Escobar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesi i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është takuar sot në Departamentin e Shtetit me liderët e Luginës së Preshevës.

Lajmin e ka bërë të ditur Faton Bislimi, si anëtar ekzekutiv i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

“Amerika do jetë partnere e palëkundur e shqiptarëve kudo e veçanërisht atyre në Luginë të Preshevës. Çështja shqiptare në Luginë nuk do lihet anash nga SHBA-të. Shqiptarët në trojet etnike në Luginë do arrijnë realizimin e kërkesave të tyre të drejta, legjitime e demokratike, në partneritet me miqtë tanë në Washington, DC”, ka shkruar Bislimi.

Postimi i plotë:

Në cilësinë time si Anëtar Ekzekutiv i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, që tash e dy dekada përpiqemi për të avancuar ndërkombëtarisht çështjen e Luginës së Presheves si kërthiza e kauzës sonë kombëtare, sot bashkë me delegacionin e Luginës në përbërje prej z. Shaip Kamberi, Deputet, z. Nagip Arifi, Kryetar i Bujanocit, z. Ragmi Mustafi, Kryetar i Keshillit Kombëtar Shqiptar, dhe z. Ragmi Mustafa, ish-Kryetar i Preshevës, u pritëm në Departamentin e Shtetit nga i Dërguari Special i SHBA-ve për Dialogun Kosovë-Serbi, z. Gabriel Escobar.

Me z. Escobar diskutuam për problemet me të cilat ballafaqohen vëllezërit e motrat tona në Luginë tash e sa dekada nga regjimi i Beogradit.

Amerika do jetë partnere e palëkundur e shqiptarëve kudo e veçanërisht atyre në Luginë të Preshevës. Çështja shqiptare në Luginë nuk do lihet anash nga SHBA-të. Shqiptarët në trojet etnike në Luginë do arrijnë realizimin e kërkesave të tyre të drejta, legjitime e demokratike, në partneritet me miqët tanë në Ëashington, DC.

Përmes angazhimit të vazhdueshëm dhe vetmohues, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane do të vazhdojë që këtë kauzë ta sjellë në tavolinën vendimmarrëse në Washington, DC deri sa të arrihet zgjidhja e kënaqëshme për Luginën e Preshevës.

Jemi të bekuar që kemi një mik e partner të pathyeshëm e të palëkundur si SHBA-të!

Në cilësinë time si Anëtar Ekzekutiv i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, që tash e dy dekada përpiqemi për...

Posted by Faton Bislimi on Friday, October 14, 2022

Lajme të ngjashme