Liderët botërorë refuzojnë planet ruse për referendume në Ukrainë - NACIONALE

Liderët botërorë refuzojnë planet ruse për referendume në Ukrainë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Ushtria ruse do të zbatojë referendume në zonat e okupuara të Ukrainës, duke i bërë banorët ukrainas të zgjedhin të bashkohen ose të refuzojnë Kremlinin në Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhia.

Lidhur me këto votime që pritet të nisin të premten, kanë reaguar edhe liderë të shumtë.

Kievi dhe shefi i NATO-s, Jens Stolenburg, kanë kundërshtuar referendumet "të rreme", duke deklaruar se janë të pakuptimta dhe duke u zotuar të "eliminojnë" kërcënimet e Putinit, pasi presidentit turk Erdogan i kërkoi Rusisë t'i kthejë Ukrainës tokën e pushtuar në një intervistë për PBS.

Ndërkohë, edhe presidenti francez Macron kritikoi referendumet, duke akuzuar Rusinë për "imitim të demokracisë" me një referendum "tragjik" që nuk do të njihet ndërkombëtarisht.

Ndërkohë, pritet që presidenti rus Vladimir Putin t’i drejtohet publikut me një përditësim shumë të rrallë, për herë të parë që nga pushtimi i tij në Ukrainë.

Lajme të ngjashme