Liburn Aliu: Hekurudha Fushë Kosovë – Mitrovicë po bëhet - NACIONALE

Liburn Aliu: Hekurudha Fushë Kosovë – Mitrovicë po bëhet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mjedisti, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Libur Aliu, ka thënë se linja hekurudhore Fushë Kosovë - Mitrovicë po realizohet.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Ali ka shkruar se kjo hekurudhë prej 34,4 kilometrave do të rehabilitohet për të qenë modern dhe konkurruese.

“Rehabilitimi i linjës hekurudhore nga Fushë Kosova e deri në Mitrovicë, i paraprinë zhvillimit ekonomik si dhe i shërben ndërlidhjes më të mirë të Kosovës me rajonin dhe me Evropën. Projekti do t’i kontribuojë zhvillimit ekonomik e social, hapjes së vendeve të reja të punës, avancimit të bashkëpunimit ndër fqinjësor, si dhe afrimit edhe më tepër me shtetet e Bashkimit Evropian”, ka shkruar Aliu.

Ministri i Infrastrukturës ka thënë se kjo hekurudhë do të rezultojë në përmirësim të kapacitetit hekurudhor, si për udhëtarë po ashtu edhe për mallra, dhe në përmirësim e kohës së udhëtimit.

Në këtë linjë do të zhvillohet qarkullimi i trenave me një shpejtësi prej 80 km/h deri në 120 km/h. E po kaq e rëndësishme, kjo lidhje do të operojë me emetime të zvogëluara të gazrave serrë dhe të dioksidit të karbonit, ka thënë Aliu, i cili ka falenderuar Bashkimi Evropian, për mbështetjen e vazhdueshme për financimin e rehabilitimit të linjës hekurudhore të 10-të.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti i cili mori pjesë në këtë organizim të inaugurimit të punimeve për rehabilitimin e linjës 10-të hekurudhore Fushë Kosovë – Mitrovicë ka thënë se realizimi i tërësishëm i rehabilitimit gjeneral dhe modernizimit të linjës së 10 hekurudhore pritet të përfundojë në vitin 2024-2025.

Lajme të ngjashme