“Liberalizimi i vizave punë e kryer, e pamundur që procesi të bllokohet”
“Punë të kryer”, - kështu po e konsideron procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, llokohet drejtori i Institutit të Kosovës për Politike Evropiane (EPIK). Ai në një intervistë për Telegrafin ka folur për çështjen e liberalizimit të vizave, sipas të cilit procesi tashmë është i pamundur të bllokohet.
“Gjasat janë shumë të mëdha që çdo gjë do të finalizohet sa i përket procedurës ligjore vendimmarrëse deri në fund të muajit të ardhshëm. Dhe kjo lejon pastaj kohë të mjaftueshme që të përgatitet edhe sistemi ETIAS, por edhe në rast të mosfunksionalizimit të sistemit gjasat janë pothuajse 100 për qind që nga 1 janari i vitit 2024, qytetarët do të lëvizin lirshëm në zonën Schengen”.“Është e pamundur në këtë fazë që procesi të bllokohet. Këshilli i Bashkimit Evropian ka qenë institucioni kryesor që e ka bllokuar procesin e liberalizimi. Këshilli javën e kaluar ka miratuar liberalizimin e tani edhe po të dojë ta bllokojë procesin nuk ka rrugë ligjore”, ka thënë ai.
