Libani thotë se 60 njerëz u vranë nga sulmet izraelite në Luginën Bekaa - NACIONALE

Libani thotë se 60 njerëz u vranë nga sulmet izraelite në Luginën Bekaa

1 vit më parë

nga NACIONALE

Së paku 60 njerëz janë vrarë nga sulmet izraelite në Luginën Bekaa, në lindje të Libanit, tha Ministria e Shëndetësisë e këtij shteti.

Dy fëmijë ishin në mesin e të vrarëve nga sulmet në shënjestër të të cilave ishin 16 zona në rajonin Baalbek, thanë zyrtarët, raporton televizioni BBC.

Ministria e Shëndetësisë tha se, përpos të vrarëve, 58 persona të tjerë janë plagosur, duke shtuar se përpjekjet për shpëtim ishin ende duke u zhvilluar në luginën që njihet si bastion i Hezbollahut.

Ushtria izraelite nuk ka komentuar ende.

Izraeli ka kryer mijëra sulme ajrore në mbarë Libanin gjatë pesë javëve të fundit, duke vënë në shënjestër ata që thotë se janë operativë, armë e infrastrukturën e Hezbollahut.

Guvernatori i rajonit Baalbek, Bachir Khodr, i cilësoi sulmet si “më të dhunshmet” në zonë që nga përshkallëzimi i konfliktit nga Izraeli kundër Hezbollahut muajin e kaluar.

Në video të paverifikuara, të publikuara në rrjete sociale, shfaqeshin dëmi ndaj ndërtesave dhe pyjet e kapluara nga zjarri, përderisa ekipet e shpëtimit kërkonin të lënduar.

Në qytezën Boudai, në video të publikuara në rrjete sociale dukej se shfaqeshin banorë duke apeluar për dërgim të pajisjeve të rënda për ta ndihmuar shpëtimin e njerëzve që besohej se kishin mbetur të ngujuar.

Lajme të ngjashme