“Let's do it Kosova” organizon aksionin e pastrimit të hapësirave publike në terë Kosovën - NACIONALE

“Let's do it Kosova” organizon aksionin e pastrimit të hapësirave publike në terë Kosovën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Për nder të Ditës Botërore të Pastrimit, organizata “Lets do it Kosova” do të organizojë pastrimin e hapësirave publike në Kosovë.

Përmes një komunikate për media, kjo organizatë ka treguar e ky aksion do të organizohet në bashkëpunim me KFOR-in dhe partnerë të tjerë privat.

“Të premten, më 20 Shtator 2024, me moton “Krijo Hapësirë Për Jetën”, do të organizohet Dita Botërore e Pastrimit, një iniciativë globale që zhvillohet në 198 shtete dhe angazhon miliona vullnetarë në mbarë botën për pastrimin e hapësirave publike. Kjo nismë synon jo vetëm të kontribuojë në një mjedis më të pastër, por edhe të rrisë ndërgjegjësimin global mbi rëndësinë e mbrojtjes së ambientit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë. Në Kosovë, Dita Botërore e Pastrimit do të shënohet me pjesëmarrjen e mijëra vullnetarëve nga të gjitha pjesët e vendit. Ky aksion, i cili organizohet në bashkëpunim me KFOR-in dhe partnerë të shumtë institucionalë dhe privatë, synon të pastrojë hapësirat publike në qytetet dhe zonat rurale, duke përfshirë rrugët, parqet, brigjet e lumenjve dhe zonat e tjera të ndotura”, është thënë në komunikatë e kësaj organizate.

Nder të tjera, është treguar se kush do të marrë pjesë në këtë aksion.

“Këtë vit organizimi i këtij aktiviteti mbështetet edhe nga disa kompani vendore, dhe në aksion pritet të marrin pjesë përfaqësues të misioneve dhe ambasadave në Kosovë, organizatave ndërkombëtare, shkollave dhe shumë qytetarë. Kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama, Shefi i Zyrës së BE-së, z. Tomas Szunyog, dhe Ambasadori i Austrisë në Kosovë, z. Georg Schnetzer, kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, ndërsa priten edhe ambasadorë dhe udhëheqës të tjerë të misioneve dhe përfaqësive diplomatike në Kosovë. Ky aksion po mbështetet gjithashtu nga shumë artistë, gazetarë, sportistë dhe figura publike të njohura në Kosovë”, është thënë në komunikatë, duke shtuar se ftesa për pjesëmarrje ju është dërguar edhe të gjitha partive politike në Kosovë, komuniteteve fetare dhe gjithë qytetarëve të vendit.

Lajme të ngjashme