Letonia: Raketat ruse zbarkuan edhe në territorin e NATO-s - NACIONALE

Letonia: Raketat ruse zbarkuan edhe në territorin e NATO-s

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Pas raportimeve se raketat ruse kanë rënë edhe në një fshat të Polonisë, ku kanë mbetur të vdekur dy persona, ka reaguar edhe ministri letonez i Mbrojtjes Artis Pabriks.

Përmes një postimi në Twitter, Pabriks ka shprehur ngushëllimet për “vëllezërit polakë”, duke thënë që raketat ruse kanë zbarkuar edhe në territorin e NATO-s.

“Ngushëllimet e mia për vëllezërit tanë polakë. Regjimi kriminal rus lëshoi raketa që synojnë jo vetëm civilët ukrainas, por edhe zbarkuan në territorin e NATO-s në Poloni. Letonia qëndron plotësisht me miqtë polakë dhe e dënon këtë krim,” është shprehur ai.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Rusia ka goditur vazhdimisht me raketa qytetet ukrainase, duke synuar infrastrukturën energjetike. Pas këtyre sulme ka pasur reagime edhe nga Moldavia, që ka thënë se sulmet ruse kanë ndikuar edhe në vend, duke shkaktuar “ndërprerje masive të energjisë elektrike”.

Ndërkohë, pak më parë pas disa raportimeve të pakonfirmuara se raketa ruse kanë rënë në territorin polak, është bërë e ditur se kryeministri i Polonisë ka thirrur një mbledhje urgjente sigurie.

Lajme të ngjashme