Lëshimi i himnit serb në shkollat shqipe të Luginës, Arifi pyet Kurtin se a do të ketë reciprocitet - NACIONALE

Lëshimi i himnit serb në shkollat shqipe të Luginës, Arifi pyet Kurtin se a do të ketë reciprocitet

2 javë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka bërë të ditur se Serbia ka marrë vendim që të imitohet himin serb në ditën e parë të shkollës.

Lidhur me këtë, kryetari Arifi, ka pyetur Qeverinë Kurti se a do të ndërmarrë ndonjë masë reciprociteti për këtë çështje.

Bile Arifi ka ftuar kryeministrin Kurti që të vizitojë shkollën më të madhe shqiptare në Luginë të Preshëves që të njoftohet më këtë padrejtësi.

"Tani shtrohet pyetja retorike, si qëndron e tëra kjo me të drejtat elementare të shqiptarëve në Luginë, kur dihet se simbolet kombëtare shqiptare janë të ndaluar. Kur jemi tek reciprociteti, cilat aktivitete e zhvillime janë ndërmarrur dhe planifikuar në këtë drejtim nga Qeveria e Republikës së Kosovës?", ka pyetur ai.

Shkrimi i tij i plotë:

Nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës detyrohen ligjërisht të intonojn himnin serb në ditën e parë të shkollës.

Në dokumentin që po ndaj me ju, pasqyrohet vendimi për detyrimin e intonimit të himnit serb "Bože Pravde" në shkollat shqiptare të Luginës së Preshevës.

Tani shtrohet pyetja retorike, si qëndron e tëra kjo me të drejtat elementare të shqiptarëve në Luginë, kur dihet se simbolet kombëtare shqiptare janë të ndaluar. Kur jemi tek reciprociteti, cilat aktivitete e zhvillime janë ndërmarrur dhe planifikuar në këtë drejtim nga Qeveria e Republikës së Kosovës?

Kryeminstri Kurti është i mirëseardhur për vizitë në Shkollën Fillore më të madhe shqiptare në Luginën e Preshevës, të njoftohet për së afërmi me ketë padrejtësi dhe njëmijë padrejtësi të tjera.

Lajme të ngjashme