Leonard Kërquki: Sot Elvis Hoxha ka fyer 2 milionë kosovarë - NACIONALE

Leonard Kërquki: Sot Elvis Hoxha ka fyer 2 milionë kosovarë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Leonard Kërquki, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj deklaratave të ashpra të ish-këshilltarit të Kurtit, z. Elvis Hoxha.

Kërquki ka thënë se Hoxha, një njeri me ndikim të kryeministri Kurti, ka fyer 2 milionë shqiptarë të Kosovës duke i quajtur “kosovarisë”.

Ai ka thënë se kjo fyerje e tij vjen pasi 45 mijë punëtorë të Kosovës po kërkojnë pagën e tyre, të cilën sipas tij, Qeveria e Kosovës i’a ndali barbarisht duke i lënë pa bukën e gojës.

Kërquki ka thënë se po të mos ishin shqiptarët e Kosovës, ndoshta nuk do të ekzisonte as Shqipëria që e kemi sot.

Postimi i plotë në Facebook:

Kujtojmë që Hoxha hodhi akuza të rënda në drejtim të Jasharajt duke e akuzuar këtë të fundit se ishte anëtar i partisë serbe.

“Ajo që është e dhimbshme, është pjesëmarrja e mësuesve në këtë grevë që ka për shef anëtarin e partisë serbe.” – ka shkruar z. Hoxha me një dozë të lartë fashizmi ndaj z. Jasharaj.

Pas akuzave të rënda të bëra nga Elvis Hoxha i Vetëvendosjes, ka reaguar edhe Rrahman Jasharaj për gazetën Nacionale.

Ai ka treguar se akuzat e rënda të zotit Hoxha i kanë sjellë edhe probleme shëndetësore.

Lajme të ngjashme