Lëndohet rëndë në vendin e punës një person në Prishtinë, u rrëzua nga skelet
Situata në sektorin e ndërtimtarisë në Kosovë po vazhdon të jetë e rëndë.
Pasditen e sotme rreth orës 17:00 një person është rrëzuar nga skelet derisa ishte duke punuar në Prishtinë.
Sipas burimeve të Indeksonline, si pasojë e kësaj, ai ka marrë lëndime të rënda në kokë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është marrë me rastin.
I lënduari është i moshës rreth 54-vjeçare.