Lëndohet një polic nga i dyshuari që po bënte "drifta" në një parking në rrugë Gjilan-Kamenicë
Një polic është lënduar nga një person i cilil po bënte “drifta” në një parking në rrugën Gjilan-Kamenicë.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, i dyshuari gjatë ikjes nga vendi i ngjarjes, ka lënduar policin në krah duke i shkaktuar lëndime trupore.
I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Raporti i plotë:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Magjistrale Gjilan Kamenicë, 06.05.2023 – 23:10. Njësiti policor ka raportuar se deri sa ka shkuar në një vend ngjarjes ku kishte informatë për një veturë të dyshuar e cila po bënë “drift” në një parking të një pompe të derivateve, gjatë largimit vetura e dyshuar ka goditur zyrtarin policor në krah dhe i ka shkaktuar lëndime trupore. Zyrtari ka marrë tretman mjekësor dhe posedon raport mjekësor. I dyshuari ka arritur të ikë nga vendi i ngjarjes.