Lëndohen dy punëtorë të Feronikelit - NACIONALE

Lëndohen dy punëtorë të Feronikelit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Burimet e Nacionales brenda fabrikës së përpunimit të nikelit, ‘’New Co. Ferronikeli’’, në Drenas, kanë bërë të ditur se sot rreth orës 14:00, dy punëtorë të kësaj kompanie janë lënduar, gjatë remontit të ‘’Furrës 1’’, brenda kësaj kompanie.

‘’Kanë rënë disa tulla të cilat i kanë zënë punëtorët të cilët ishin diku punuar në remontin e njërës nga furrat kryesore të kompanisë’,’- i tha burimi Nacionales.

Nacionale ka kontaktuar me kryetarin e Sindikatës së Punëtoreve të Feronikelit, Fehmi Nika, i cili e konfirmoi lëndimin e punëtorëve.

Sipas Nikës, punëtorët kanë marrë lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

‘’Mund të ju informoj se dy punëtorë janë lënduar derisa ishin në vendin e tyre të punës në ‘Remond furra 1”. Unë bisedova me ta në telefon, gjendja dukej stabile. Por për momentin të njëjtit janë duke u transferuar në QKUK. Një tullë me thanë që u ka ra derisa po punonin në furrë’’- tha Nika për Nacionale.

Lajmi në përditësim

Lajme të ngjashme