Lekaj takon banorët e disa fshatrave në Gjakovë: Përkrahja për Aleancën është më e fuqishme se kurrë
Kandidati i AAK-së për deputet, Pal Lekaj, ka takuar banorët e disa fshatrave të Gjakovës.
Ai ka bërë me dije se entuziazmi i tyre për 28 dhjetorin është i madh.
Në profilin e tij në “Facebook”, Lekaj ka shkruar se përkrahja për Aleancën është më e fuqishme se kurrë.
“Sonte me kënaqësi takuam shumë banorë në fshatrat Fshaj, Ujzë, Mejë, Duzhnjë, Korenicë, Nec, Ramoc, Cufadol e Cermjan, që na pritën me bindjen se pas 28 dhjetorit do ta udhëheqim Kosovën. Përkrahja për Aleancën është më e fuqishme se kurrë dhe kjo po dëshmohet në secilin takim. Aleanca është krah teje! Krah numrit 129!”, ka shkruar Lekaj.