Lekaj: Qeveria i tha jo Ligjit të Pagave në Buxhetin e vitit 2023
Në një konferencë për media, të mbajtur këtë të martë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nga deputetët Besnik Tahiri e Palë Lekaj, u tha se Qeveria i ka thënë jo, ligjit të pagave për buxhetin e 2023-ës.
Në këtë konstatim AAK erdhën pasi sipas tyre, në buxhetin e vitit 2023, nuk përfshihen rritjet e pagave fare.
Lekaj e Tahiri kanë prezentuar amandamentimin, me të cilin në mes dy leximeve të Buxhetit do të kërkohet rritja e pagave prej 30 % për gjithë punëtorët e sektorit publik, deri në miratim të Ligjit të Pagave.
Postimi i Lekajt:
“Qeveria i tha JO Ligjit të Pagave në Buxhetin e vitit 2023
Sot, në konferencën për media së bashku me shefin e Grupit Parlamentar z.Tahiri, deklaruam se Qeveria ka gënjyer mbi 80 mijë zyrtarë publik duke mos e përfshirë projektligjin për Paga në buxhetin e Kosovës për vitin 2023
Me këtë u dëshmua se Qeveria i ka thënë JO miratimit të Ligjit të Pagave
Ne si alternativë dhe zgjidhje emergjente e prezentuam Amandamentin ku në mes të dy leximeve të Buxhetit, do të kërkojmë rritjen lineare të pagave prej 30% për gjithë punëtorët e sektorit publikë, deri në Miratimin e Ligjit të Pagave”