Lekaj: Qeveria e mashtrimit nuk ka përfillur asnjë kërkesë buxhetore të opozitës - NACIONALE

Lekaj: Qeveria e mashtrimit nuk ka përfillur asnjë kërkesë buxhetore të opozitës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për injorim të kërkesave buxhetore të opozitës.

Ajo ka bërë me dije se Qeveria nuk ka injoruar kërkesat e partive opozitare, komunave dhe agjensioneve të pavarura në projekt-buxhetin e vitit 2024.

Sipas tij, kjo është Qeveri e mashtrimit dhe jo e interesave qytetare.

Sot, në konferencën për Media, potencuam që Qeveria e Kosovës ka injoruar kërkesat e partive opozitare, komunave dhe agjensioneve të pavaruara në projekt-buxhetin e vitit 2024. Kjo qeveri është qeveri e injorimit, e mashtrimit dhe jo në interes të qytetarëve por në interes të klaneve të caktura dhe që nuk përfill asnjë kërkesë buxhetore të cilat janë të domosdoshme për zhvillim ekonomik. Nuk është përfillur asnjë kërkesë e Aleancës, asnjë amandamente i propozuar nga grupi jonë parlamentar, madje nuk është përfillur asnjë kërkesë e agjensioneve të pavarura dhe institucioneve tjera”, ka shkruar Lekaj në profilin e tij në “Facebook”.

Sipas tij, Qeveria nuk ka marrë parasysh as kërkesat për Policinë e Kosovës.

Komisioni për Buxhet duke mos e përfillur kërkesën e Aleancës për ngritjen e koeficientit, i dha një goditje secilit zyrtar të administratës shtetërore, duke përfshirë Policinë e Kosovës. Mos buxhetimi i rrugës Gjakovë-Dollc, e diskriminoi edhe njëherë Gjakovën. Mosmarrja në konsideratë e pjesëmarrjes buxhetore për pensionistët, e goditi një kategori tepër të rëndësishme të shoqërisë, dhe mos miratimi i buxhetit shtesë për hulumtim shkencor e tregon logjikën mashtruese të kësaj qeverie”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme