Lekaj: Kosova mbetet e palëkundur në orientimin e saj pro-evropian - NACIONALE

Lekaj: Kosova mbetet e palëkundur në orientimin e saj pro-evropian

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka bërë me dije se Kosova mbetet e palëkundur në orientimin e saj pro-perëndimor.

Në takimin me përfaqësuesit e delegacionit të Parlamentit Evropian në kuadër të takimeve të KPSA-së, ai ka vlerësuar se zbatimi i MSA-së e ka sjellë Kosovën më afër BE-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, Lekaj ka shkruar se nga atëherë Kosova vazhdon përpjekjet dhe përkushtimin e saj në agjendën evropiane.

Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në orientimin e saj pro-evropian. Në takimin me përfaqësuesë të delegacionit të Parlamentit Evropian në kuadër të takimeve të KPSA-së, potencova që Zbatimi i MSA-së e ka sjellë Kosovën më afër BE-së pasi me të vërtetë hyrja në fuqi e ka mundësuar një dialog të strukturuar politik dhe ekonomik. Që nga atëherë Kosova vazhdon përpjekjet dhe përkushtimin në agjendën evropiane në ngritjen e institucioneve dhe me punën e të cilës u hapën shumë rrugë të procesit të integrimit evropian, ku si epilog këtë janar të vitit 2024 kishim liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës , duke mos harruar qëllimin dhe ambiciet e vendit deri në anëtarësimin e plotë në BE”, ka shkruar Lekaj, duke përmendur dobitë që MSA-ja ia sjell Kosovës.

MSA si në çdo vit tjetër, vazhdon të sjellë dobi të shumta që prekin rrafshet politike, ekonomike, të përafrimit të legjislacionit, e që si rezultat përmisuan institucionet, dhe mjedisin e biznesit, dhe ndikuan pozitivisht në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve”, ka shkruar Lekaj.

Lajme të ngjashme