Lekaj kërkon heqjen e të gjitha taksave për artikujt esencial
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës heqjen të gjitha taksat për artikujt esencial.
Në seancës e sotme të Kuvendit, ai ka thënë se Qeveria për tre muaj duhet t’i heq taksat për bukë, miell, vaji, sheqeri dhe produkte të qumështit.
“Për një periudhë tremujore të përgjysmohen taksat e shitjes së karburanteve: naftës, benzinës dhe gazit. Ta ridraftojë Ligjin për Pagën Minimale, ku shuma prej 250 eurove të ngritet në 350 dhe në këtë Ligj të përfshihen edhe veteranët. Kuvendi i Kosovës, para se të shkojë në pushimet e verës më 15 gusht të këtij viti, ta miratojë Ligjin e Pagave dhe të fillojë zbatimi i tij i menjëhershëm. Të rikthehet dhe të miratohet Projektligji për tërheqjen e mjeteve të Trustit”, ka thënë Lekaj.