Lekaj e pyet guvernatorin e BQK-së për takimin në Bruksel për dinarin: A keni pasur shantazh, presion, autorizim?
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj gjatë raportimit të guvernatorit të BQK-së, Ahmet Ismaili, ka pyetur këtë të fundit nëse është shantazhuar apo presion për të shkuar në takimin në Bruksel për dinarin.
Lekaj ka thënë se nuk ka ndodhur asnjëherë që guvernatori i BQK-së të përfaësojë vendin në dialog.
“Ajo që mu më së tepërmi më intereson guvernator, dua ta di se është bë temë çështja e dinarit, a mund të na shpjegoni për hir të qytetarëve, si qëndron puna që ju keni përfaqësuar shtetin e Kosovës, a keni pas shantazh presion, autorizim sepse nuk ka ndodh në histori të shtetit të Kosovës që një guvernator ta përfaqësoj vendin në dialog dhe të merr barrë atë që nuk ia mundëson ligji.” – ka thënë ai.
“Më besoni që nuk e di kush e ka bë temë këtë dua ta di, sepse ju keni të drejtë për rregulloren e brendshme, e edhe në kushtetutë ekziston vetëm një valutë zyrtare, e kur filloi presioni ndërkombëtar ja u gjujtën kompirin apo pataten e nxehtë dhe ju ndoshta pa të drejtë e e me cilin ligj jeni bazua që e keni përfaqësuar Kosovën në dialog, ke mujt me qenë pjesë por nuk e di kur të del e vërteta a do të sanksionoheni.” – ka pyetur Lekaj.
Nga ana tjetër, guvernatori Ismali ka thënë se në Bruksel nuk është negociuar asgjë.