Lekaj e mbush veturën me naftë në Kroaci, thotë se atje është më lirë se në Kosovë - NACIONALE

Lekaj e mbush veturën me naftë në Kroaci, thotë se atje është më lirë se në Kosovë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, e ka mbushur veturën me naftë në Kroaci.

Ai ka treguar se atje nafta është më lirë së në Kosovë, duke treguar se qeveria kroate ka hequr akcizën për naftë, gjë të cilën nuk po e bën Qeveria e Kosovës.

“Gjatë rrugëtimit tim në Kroaci ndalova në një pomp derivatesh ku çmimi ishte më i lirë se në Kosovë. Në Kroaci 13.08 kuna apo 1.70 Euro, ndërsa në Kosovë çmimi është 1.79 Euro. Rroga minimale në Kroaci është 4500 Kuna apo 600 Euro ndërsa në Kosovë mezi arritëm ta bëjmë 240 Euro. Përkundër standartit të mirë të jetës këtu, Qeveria ka vendosur ta heqë akcizën për derivate ndërsa Qeveria Kurti e refuzoi këtë veprim”, ka shkruar ai në Facebook.

Lajme të ngjashme